Autor: Blendi Gashi
Sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësia në Kosovë edhe 20 vjet pas luftës vazhdon të çalojë ku lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar luftohet më shumë me fjalë se me vepra.
Dëshmi për këtë është se në disa raste ndaj të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj” ngritën veç aktakuza por më pas shpallen të pafajshëm dhe thuajse asnjë nuk përfundon në pranga.Përkundër se gjyqtarët dhe prokurorët kritikohen në vazhdimësi për (mos) punën e tyre, drejtuesit e këtyre institucioneve janë ndër shtresa më e pasur në vend, ku kuleta e tyre trashet çdo vit, shkruan Reporteri.net.
Edhe sivjet në Agjencinë Kundërkorrupsion kanë deklaruar pasuri të majme, si shtëpi, banesa, toka e gjëra tjera të vlefshme.
Media Online “Reporteri.net. në këtë shkrim do merret konkretisht me atë, se sa para të gatshme i kanë të deponuara në banka dhe çfarë vetura vozitin njerëzit që e bëjnë drejtësinë në vend.
Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i shtetit – në emër personal ka të ruajtura në bankë 36.739 euro, në emër të gruas 11.238 euro kurse në emër të fëmijëve 11.835 euro.
Posedon veturë Opel Corsa në vlerë 6 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2007 nga shitja e veturës së vjetër (nuk tregon cilës veturë) dhe nga paga, ndërsa fëmijët e tij vozisin veturë të tipit Mini Cooper në vlerë 19 mijë euro.
Arta Hazjrizi- Rama, kryetare e Gjykatës Kushtetuese – në emër personal ka të kursyera në banka 16.745 euro, 2 në emër të fëmijëve 3.507 euro dhe në emër të burrit 3.597 euro.
Ajo vitin e kaluar kishte deklaruar se posedon veturë Audi A6 të cilës ja kishte vendos vlerën 14 mijë euro, por thotë se të njëjtën e ka shitur në vlerë 9500 euro.
Skender Çoçaj, kryetar i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës – ka deklaruar se ka të ruajtura në 11.769 euro. Posedon veturë të tipit BMW në vlerë 7.500 euro.
Afërdita Bytyqi, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë – ka të ruajtura në bankë 23 mijë euro.
Posedon veturë në vlerë 7.500 euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2015.
Ymer Hoxha, kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren – ka të kursyer në bankë 24.619 euro dhe në emër të gruas 4.500 euro.
Posedon veturë në emër personal të tipi Audi A6 në vlerë 15 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2013, kurse gruaja e tij vozit veturë të tipit Polo në vlerë 3 mijë euro.
Kreshnik Radoniqi, kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë – ka të ruajtura në bankë në emër personal 9.300 euro, në emër të bashkëshortes 1.300 euro, në emër të fëmijëve 3.280 dhe kurse në emër të prindit 7.200 euro.
Radoniqi ka deklaruar se posedon veturë të tipit Passat në vlerë 7.500 euro (thotë se e ka blerë në maj të 2016, nga një pjesë e kursimeve dhe me kredi).
Vaton Durguti, kryetar i Gjykatës Themelore Gjakovë – ka deklaruar se posedon 11.170 euro para të ruajtura në bankë.
Posedon veturë të tipit Nissan Almera në vlerë 2.500 euro mijë euro të cilën thotë se e ka blerë më 2010, dhe një veturë tjetër të tipit Opel Insigna në vlerë 8 mijë euro të blerë në vitin 2018.
Bashkim Hyseni, kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj – ka deklaruar se ka të ruajtura në bankë 3.702 euro dhe 9.543 euro në emër të fëmijëve (kursime nga paga ime dhe bashkëshortes në llogari të djalit).
Posedon veturë Golf V në vlerë 8 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2013 nga të hyrat vetanake.
Ramiz Azizi, kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan – ka deklaruar para të gatshme të ruajtura në bankë në emër të fëmijëve në vlerë 25 mijë euro.
Posedon veturë të tipit Opel Astra në vlerë 5 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2016.
Nikolla Kabashiç, kryetar i Gjykatës Themlore në Mitrovicë – ka deklaruar para të gatshme të ruajtura në bankë në vlerë 12.852 euro.
Ndërkaq ka deklaruar se posedon veturë të tipit Renault Scenic në vlerë 1.990 euro dhe një tjetër të tipit Renault ‘Kadjar’ në vlerë 13 mijë euro të blerë në vitin 2019. /Reporteri.net/.