×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Prindërit e 21-vjeçarit që dyshohet se vrau policin në Lezhë nuk shkojnë ta marrin trupin në morg

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 12:20

    21-vjeçari Aldi Rama është braktisur nga familja e tij edhe pas vdekjes. Trupi i të riut ndodhet në morgun e Spitalit të Traumës, ku ndërroi jetë pasi qëlloi veten me armë ditën e djeshme, ndërsa as e ëma e as i ati nuk kanë shkuar për të parë trupin e të birit.


    Aktualisht trupi i të riut është duke iu nënshtruar ekzaminimeve, ndërsa e vetmja që është paraqitur në morg ka qenë tezja e Aldi Ramës, por që nuk ka pranuar të flasë për mediat.

    Aldi Rama pritet të varroset pasditen e sotme në Durrës, ku jeton e ëma e tij, Valbona Kolgjini, së bashku me të vëllanë, 2 vite më të madh.

    Valbona Kolgjini dhe Rufat Rama, babai i 21-vjeçarit, janë divorcuar prej disa vitesh, ndërsa Aldi Rama u rrit nga gjyshërit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!