Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet e zhvilluara për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra në krye të detyrës ditën e djeshme.
Nga Pallati i Kongreseve ai foli për herë të parë për këtë ngjarje dhe tha:”Është një çast i rëndë për të gjitha forcat e policisë, edhe për shoqërinë dhe shtetin, mbi të gjitha për familjen. I shpreh ngushëllim familjes, kolegëve që e kanë njoh nga afër dëshmorin e atdheut.
Bëj me dije se qeveria vendosi mbështetje financiare të konsderueshme për familjen. Me të hyrë në fuq ligji për fëmijët nën kujdesin e Republikës, fëmijët e të ndjerit marrin 170 për qind të pagës deri sa të arrijnë moshën madhore.
Përgjegjësia e shtetit është që fëmijët e dëshmorve të mos mbeten vetëm”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.