Oficeri i Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, i cili dyshohet se u vra nga i riu Aldi Rama, ditën e djeshme, gjatë një aksioni anti-drogë po përcillet për në banesën e fundit. Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe 21-vjeçari, i cili u gjet i vetplagosur nga policia, pas disa orë kërkimesh.
Ditën e djeshme, oficeri Saimir Hoxha shoqërohej nga dy kolegë të tjerë kur dyshohet se i ngritën postbllok makinës ku udhëtonte Aldi Rama me dy të dysharit, Armando Marku, 26 vjeç dhe Kristian Sheri, 27 vjeç, banues në Lezhë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka mundur të sigurojë edhe fotot e parcelave me hashash që dyshohet se oficeri Saimir Hoxha, bashkë me dy kolegët e tij mundën të asgjësonin pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë, raporton TopChannel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.