×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U vra në krye të detyrës, qeveria i jep 50 milionë lekë familjes së policit Hoxha

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 7:26

    Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme dhënien e një ndihme prej 50 milionë lekësh të vjetra për familjen e efektivit të vrarë Saimir Hoxha.


    Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se për dhënien e kësaj ndihme ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshimin e ligjit “Për buxhetin e viti 2021”.

    Sipas vendimit i cili është miratuar sot nga qeveria, ndihma prej 5 milionë lekësh (të reja) do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

    Ndërkohë kujtojme se ditën e sotme ministri Çuçi njoftoi se familja do të përfitojë një pension të rregullt së bashku me fëmijët. Ndërsa pas fillimit të universitetit ata do të përfitojnë 170% te pages se te atit.

    Kujtojmë se efektivi Hoxha është vrarë në krye të detyrës gjatë një inspektimi kundër kanabisit në terren, në Lezhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!