Një grua shtatzënë në Shqipëri ka humbur betejën me COVID-19. Sipas mediave në Shqipëri e reja ishte shtatzënë në muajin e katërt dhe ishte shtruar në spitalin COVID.
Gruaja shtatzënë ndodhej e shtruar në reanimacionin e Infektivit prej dy ditësh.
“Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë”, tha ministria një ditë më parë, ku njoftoi se në total nga koronavirusi kishin humbur jetën 17 pacientë.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.