Igli Tare raportohet se ka refuzuar ofertën e Milanit për t’u bërë drejtor sportiv, për të qëndruar te Lazio.
Paolo Maldini dhe shefi ekzekutiv Ivan Gazidis e kishin zgjedhur Taren si fytyrën kyçe për pozitën e drejtorit te Milani, por Tare ka vendosur të mos largohet nga Olimpico ku është gati qe një dekadë.
“SkySport Italia” raporton se Tare s’ka arritur ndonjë marrëveshje të re me Lazion, siç ishte raportuar më herët.
Megjithatë, ai ka pranuar të mbesë te Lazio me kushtet e deritanishme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.