Ish-presidenti Bujar Nishani deklaroi në emisionin “Opinion” se në takimet e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët janë mbledhur dyfishi firmave që duhen për të thirr mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Sipas Nishanit, aktualisht janë mbledhur mbi 3 mijë firma të delegatëve të Kuvendit Kombëtar dhe se 80% e anëtarësisë së PD duan ndryshim në këtë parti.
“Ka një angazhin masiv, pra nuk ka një ndarje të qëndrimeve 50% me 50% apo 40% me 60%. Po ua them unë sot, kërkesa për thirrjen e referendumit sot është janë bërë dyfishi i kërkesë që, ajo e 1500. Janë më shumë se 3 mijë dhe ka një dyndje. Ka një masivitet mbi 80% të anëtarësisë së PD që duan të nisin një proces ndryshe në PD. Vullneti politik përcakton dhe aktet e tjera politike”,-tha Nishani.
Më herët, lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se pas mbledhjes së 1500 firmave do të mbledh Kuvendin Kombëtar dhe më pas do të kërkojë një referendum brenda PD.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.