Një shqiptar u arrestua ditën e sotme në Itali, pasi u kap duke transportuar lëndë narktike.
Carabinieri.it shkruan se 20-vjeçari me iniciale G.B ndaloi para një makinë duke i dhënë diçka, teksa po lëvizte me biçikletë në Romë.
Kjo ngriti dyshimet te policia, se i riu po shpërndante drogë. Karabinierët, arritën që të ndalonin të riun, për kontroll.
Pas kontrollit, ata gjetën dy doza kokainë si dhe 535 euro cash, të cilët dyshohen se janë nga aktiviteti i 20-vjeçarit.
Ndërkohë që teksa policia afrohej të i riu me biçikletë, makina arriti që të largohej nga vendngjarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.