Autor: Linda Krasniqi
Shembulli i tij mbeti i gjallë ndër intelektualë të kohës moderne, si shkrimtar dhe atdhetar i shquar për liri deri në vdekje.
Këngëtar, poet e atdhetar i njohur për popullin shqiptar. Ai lindi në një familje bujare në qytetin e Pejës. Jeta e tij ka qenë e vështirë, ku edhe vdekja e tij ishte tragjike, i cili vritet mizorisht në Gjermani.
Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijeshuaka faktin se ishte poet i dorës së parë. Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të “lapidaristëve” të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore. Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual.
Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para – “Fluturojnë e bien” (1975) dhe “Kanjushë e verdhë” (1978) – poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve “Shtëpia në kornizë” dhe “Skena nga jeta e fshatit”. Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për “pak frymë njeriu e pak dritë qiriri.
Në vitin 1970, Jusuf Gërvalla mori pjesë në Akordet e Kosovës 1970, me këngën “Kur Te Ikin Korjilet”. Por ka këngë edhe të tjera të cilat njihen për publikun shqiptar si: Mall për nënën, Le të rrënohet Piramida e Keopsit, Njeri ku je e shumë vepra të ndryshme.
Vlen të cekët që në vendlindjen e tij në Pejë, kinamaja mban emrin e tij, e cila është një qendër kulturore.
Më poshtë mund ta dëgjoni edhe një ndër këngët e tij: Njeri ku je.