×
  • Sport
  • Sport

    Brazili 7 copa Hondurasit, gati për Kupën e Amerikës

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 23:09

    Brazili ka shkatërruar Hondurasin pasi e ka mposhtur me rezultat të thellë 7-0 në miqësoren e fundit para Kupës së Amerikës.


    Brazilianët realizuan tre gola në pjesën e parë dhe katër në të dytën për të treguar kështu se janë në një formë të jashtëzakonshme.

    Gabriel Jesus (6’ dhe 47’), Thiago Silva (13’), Philippe Coutinho (37’), David Neres (56’), Roberto Firmino (65’) dhe Richarlison (70’), shënuan për Brazilin në miqësoren e fundit para Copa America.

    Kujtojmë se Kupa e Amerikës fillon të shtunën e javës që po hyjmë. /Reporteri.net/.

    https://www.youtube.com/watch?v=q-JwcjH9kFw

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!