Konfederatat europiane dhe ndërkombëtare e prodhimit të bukës vlerësuan mënyrën artizanale të prodhimit të saj si një vlerë për shqiptarët.
Shoqata e Bukës në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Zejtarisë organizuan një aktivitet me ndërkombëtarët e këtij sektori për të shkëmbyer më shumë eksperienca mes njëri-tjetrit.
Dhoma Kombëtare e Zejtarise në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhimit të Bukës, Pastiçerive dhe Brumit organizuan një aktivitet me praninë e përfaqësuesve ndërkombëtar nga kjo industri.
Aktiviteti u organizua me qëllim për shkëmbimin e eksperiencave.
Presidenti i Konfederatës së Prodhimit të Bukës në Europë vlerësoi Shqipërinë për mënyrën tradicionale të prodhimit të këtij produkti.
Për kreun e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, Luan Bregasi, me rëndësi është jo vetëm ruajtja e traditës, por edhe modernizimi i teknologjisë.
Ndërsa Gëzim Peshkëpia, kreu i Shoqatës së Prodhimit të Bukës vlerëson shkëmbimin e eksperiencave me ndërkombëtarët.
Prodhuesit e bukës flasin me pasion për produktet e tyre.