Policia e Kuçovës ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre, Alket Hima 21 vjeç.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Alket Hima 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56”.
Materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.