×
  • Sport
  • Sport

    Ky është 18 vjeçari më i fortë në Shqipëri

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 23:54

    Kjo shtangë peshon 180 kilogram, për Rei Lleshin nga Tirana është e lehtë të bëj disa ushtrime më këtë shtangë.


    Në fëmijëri ai ka qenë një djalë i shëndetshëm dhe i pafuqishëm, sot është 18 vjeçari më i fortë në Shqipëri.Një javë  më parë ai u shpall fitues në kampionatin e forcës në Kategorinë e të rinjve.

    “Pesha maksimale 250-260, në kampionat kapa 600 kg në total në tre ushtrime shtag shtri, skuot dhe një tjetër ushtrim”, sqaron Lleshi.

    Kupa, medalja dhe certifikata sot janë krenaria e tij. Për të arritur në këtë rezultat minimalisht i duhen 4 orë stërvitje në palestër dhe një dietë ushqimor e pasur me proteina.

    Ku vetëm mëngjesi nis me 6 kokrra  vezë. (efekt kur thyen vezët).

    “Dita nis me 6 vezë në mëngjes të bardha sepse kanë më shumë proteinë, energji. Vaktet  e tjera çdo dy orë ku mishi, fileto e pulës përfshihet në të 5 vaktet. Kostoja  ditore shkon tek 30-40 mijë lek të vjetra”, tregon ai, raporton tch.

    Ëndrra e të riut nga Tirana është të jetë pjesë e sportit Strongs Men, ose siç njihen ndryshe si sporti i meshkujve më të fuqishëm të botës.

    ” Mund të futem për Strong Men  tek njerëzit me të fuqishëm, tërheqje kamionësh, goma, gurë shumë të rëndë”, tregon i riu.

    I pyetur se a ka frikë mos pësosh ndonjë incident, ai thotë se peshat kanë rrezikun e vet, por duhet sa më shumë kujdes dhe teknikë.

    “Unë  24 orë të ditës ia përkushtoj këtij sporti”, thotë 18-vjeçari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!