×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Anulimi i zgjedhjeve, Meta jep sot argumentet, Rama mbledh Kryesinë e PS

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 8:18

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë sot në orën 8 të mëngjesit për të dhënë argumentet e tij pse ka vendosur që të anulojë 30 qershorin si datën e zhvillimit të zgjedhjeve vendore.


    Ora që ka zgjedhur Presidenti për të shprehur argumentet e tij konsiderohet nga shumëkush si një argument më shumë që shton dilemat rreth përmbajtjes së tyre, që nisin që nga anulimi i zgjedhjeve vendore e deri te një qëndrim për Parlamentin e ri apo dhe ftesa për partitë politike për një tryezë në funksion të zgjidhjes së krizës.

    “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë nesër, datë 10 qershor, një konferencë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e institucionit të kreut të shtetit”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të presidentit të Republikës. Në qëndrimin që mbajti për datën e zgjedhjeve ditën e shtunë, Presidenti Meta lajmëroi se do të japë argumentet e tij ditën e hënë. “Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018, për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019. Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentet shteruese kushtetuese, ligjore dhe logjike që çuan në marrjen e këtij vendimi”, u shpreh Meta pak minuta pas nisjes së protestës së opozitës ditën e shtunë.

    Por dita e sotme duket se na kthen të paktën dy vjet më parë, në dilemat e takimit Rama-Basha apo dhe më herët, në debatet e forta me dyer të mbyllura në Kryesinë dhe KPD-në socialiste, që rezultuan me krijimin e një partie të re, siç ishte LSI-ja. Vëmendja mediatike, por dhe publike do të jetë sot në dy godina: në Presidencë dhe në selinë e Partisë Socialiste.

    Kryetari i saj, Edi Rama, njëkohësisht Kryeministër i vendit, ka thirrur një mbledhje të Kryesisë në orën 9:00, ku pritet që të diskutohet paraprakisht ideja e tij për të mos lënë më në zyrën e presidentit të Republikës, Ilir Metën. Dhe pse ai është shprehur dje në Burrel dhe Peshkopi se është tre hapa para lëvizjeve të Presidentit Meta dhe liderëve të opozitës, duket se Rama do të marrë edhe një mendim politik nga anëtarët e Kryesisë së PS-së për hapat që do të ndjekë kjo parti përballë kreut të shtetit.

    Ndërkohë që Ilir Meta do jetë duke dhënë argumentet e tij kushtetuese për vendimin për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, anëtarët e Kryesisë së PSsë do ta ndjekin atë me kufje në vesh duke u mbledhur në selinë rozë, duke e bërë edhe më intrigues mëngjesin e sotëm

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!