ABC ka siguruar videon e pallatit në rrugën Pjetër Budi në Tiranë nga ku u hodh 26-vjeçari Klinton Pira pasi qëlloi me thikë të dashurën nga Gana.
21 vjeçari ka ndërruar jetë në vend ndërsa 31-vjeçarja e quajtur Jawsackie Jaboah ka humbur betejën pasi shkuar në spital.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri mes çiftit për motive që ende nuk dihen. 31-vjeçarja është qëlluar me thikë nga i dashuri në banesën me qira ditore që ndodhej në katin e tetë të pallatit që shihet në video. E plagosur rëndë, Jaboah ka dalë nga banesa që kishin marrë të dy me qera për të kërkuar ndihmë.
Pak minuta më pas Pira është hedhur nga kati i tetë duke gjetur vdekjen në vend. Ndërkohë që hetimet vijojnë nga autoritetet ende nuk dihet se përse ka nisur sherri mes çiftit të cilët i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë në mënyrë tragjike. Nga postimet në rrjete sociale të të riut shqiptar vihet re se ai i bënte dedikime dashurie të dashurës së tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.