×
  • Sport
  • Sport

    Misteri i fushës ‘Bernabeu’ – Tifozët nuk mund t’i shohin punimet

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 21:33

    Tifozët e futbollit por edhe të Realit të pranishëm në stadium kur ka ndeshje, nuk mund të shohin punimet që po zhvillohet në ‘Bernabeu’.


    Këto punime po bëhen në hapësirë nëntokësore, ndërtuesit atje po punojnë për ndryshimin e pamjes, sidomos për një pjesë ku do të ruhet bari i fushës, kur të ketë llojet të tjera të ngjarjeve që zhvillohen në Bernabeu, shkruan Reporteri.net

    Kthimi i tifozëve në tribuna i pengoi ndërtuesit të përfundonin të gjithë punën që kishin planifikuar të bënin, dhe në ditët kur Real Madrid nuk po luan, zona nëntokësore kthehet përsëri në një kantier ndërtimi.

    Real Madridi ka ndarë imazhe kësaj pjese të “Santiago Bernabeu”, ku sistemet e ndriçimit dhe ujitjes janë instaluar për të ruajtur fushën që mund të tërheqet në rast nevoje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!