×
  • Sport
  • Sport

    Superliga e Kosovës vazhdon me tri ndeshje sot, spikat derbi Drita – Prishtina

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 9:47

    Superliga e Kosovës në Futboll do të vijojë me tri ndeshjet përmbyllëse të xhiros së tetë.


    Dueli kryesor është padyshim ai mes Dritës dhe Prishtinës, gjersa dy përballjet tjera pritet të jenë gjithashtu interesante, ku luajnë Llapi ndaj Dukagjinit dhe Feronikeli ndaj Ulpianës.

    Drita e cila vjen pas dy humbjeve radhazi, nga Gjilani dhe Malisheva, do të kërkojë këndelljen ndaj kampionit aktual, Prishtinës, për të mbajtur hapin me skuadrat që ndodhen lartë në tabelë, gjersa kampionët të cilët lëshuan pikë ndeshjen e fundit ndaj Ulpianës në “Fadil Vokrri” do të kërkojnë gjithashtu fitoren për të vazhduar objektivat.

    Një duel tjetër mjaft interesant pritet të jetë ai mes Llapit dhe Dukagjinit.

    Skuadra e Tahir Batatinës e cila ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në superligë këtë sezon, do të kërkoj të parën ta arrij sot ndaj Dukagjinit, gjersa mysasfirët shkojnë në Podujevë të motivuar për ta vazhduar serinë, pas fitores së madhe ndaj skuadrës së Dritës në mesjavë, që ishte fitorja e tyre e parë në këtë kampionat.

    Dueli tjetër është ai mes Feronikelit dhe Ulpianës.

    Të dyja skuadrat morën barazime të vlefshme në xhiron e kaluar, me Feronikelin që morën një pikë në Suharekë ndaj Ballkanit, gjersa Ulpiana morën gjithashtu një pikë ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.

    Të gjitha tri ndeshjet fillojnë nga ora 15:00 dhe lajmi.net do të ju mbajë të informuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!