×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Qytetarët në Shqipëri për rritjen e çmimit të gazit: E përdorim për gatim e ngrohje, s’ia dalim dot me këto çmime

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 20:01

    Qytetarët të cilët përdorin gazin për gatim dhe ngrohje janë shprehur se rritja e çmimit të karburanteve është e papërballueshme.


    Për ekonominë familjare të tyre kjo është një shuplakë e fortë, thonë ata. Në treg çmimi i gazit po kalon 89 lekë për litër, një vlerë e lartë kjo për niveli e pagave dhe pensioneve që trajtohen shqiptarët.

    “Jemi shumë keq me ekonominë… nëse deri tani e kishim litarin në fyt, tanimë po na e shtrëngojnë litarin.”

    Një reagim i tillë vjen pas shtrenjtimit të kostos së jetesës. Reaksioni zinxhiri i rritjes së çmimeve ka prekur dhe çmimin e karburanteve në vend. Gjatë muajve të verës dhe deri në shtator të vitit 2021 çmimi i gazit është rritur me mbi 60 %, e ndërsa benzina dhe nafta me mbi 10%.

    Për ekonominë familjare shqiptare kjo është një shuplakë e fortë thonë qytetarët, pasi me gaz ata gatuajnë, por edhe gjatë dimrit e përdorin për ngrohje.

    “Më shumë akoma, sepse edhe ngrohemi edhe gatuajmë. Çmimet janë në stratosferë. Buka u rrit, gazi u rrit, qeveria asnjë ndërhyrje nuk ka bërë. Për qeverinë dhe bashkinë janë shumë të përballueshme, po jo për popullin. Gatuajmë me gaz.”

    Shporta bazë ushqimore u zbras disi thonë pensionistët dhe një rritje tjetër e çmimit të gazit për ata të cilët janë përdorues të tij për nevoja të tyre do të thotë vërtet shumë.

    Pensione e rroga minimale për një ekonomi tregu me çmime të papërballueshme.

    “Kujt i mjafton pensioni. Ne pensionistët nuk përballojmë asgjë.”

    Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë më të lartat në të gjithë Europën, përfshi edhe vendet shumë më të pasura të kontinentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!