×
  • Lajme
  • Botë

    Vuçiq takohet me funksionarin e lartë amerikan

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 11:16

    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot u takua me funksionarin e lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer.


    Megjithëse nuk është folur për temat e bisedimeve, padyshim është se një nga temat është edhe zgjidhja e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA më herët është takuar me Vuçiqin në tetor të vitit të kaluar, kur ka porositur se SHBA përkrahin çdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të sjellë deri te normalizimi i marrëdhënieve.

    Atëbotë zyrtari i Departamentit të Shtetit i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës ta shfrytëzojnë rastin historik dhe ta arrijnë marrëveshjen e cila do t’iu hapë rrugë dyja palëve për Evropë.

    Takimi mbahet gati dy javë para takimit në Paris për temën e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!