×
  • Sport
  • Sport

    Komentatorja kosovare i kundërpërgjigjet Zhegrovës: Bëhu burrë, mos e dërgo motrën

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 12:23

    Gazetarja sportive Qëndresa Krelani e ka vazhduar përleshjen verbale me Edon Zhegrovën, duke i bërë thirrje yllit të ekipit kombëtar të Kosovës të mos i dërgojë njerëz për ta rregulluar zënkën por ta bëjë vetë një gjë të tillë.


    Zënka mes dyshes nisi kur Krelani e quajti idiot futbollistin gjatë një ndeshje miqësore të Kosovës kundër Danimarkës në mars. Duke menduar se mikrofoni ishte i fikur, Krelani kishte bërtitur “shëno o idiot” duke iu referuar Zhegrovës, shkruan Gazeta Express.

    Më vonë, Zhegrova theksoi se prezantuesja e sportit në radio televizionin publik të Kosovës, Krelani, u tregua, siç tha, e ulët kur e quajti atë idiot gjatë ndeshjes miqësore Kosovë – Danimarkë.

    Krelani i është kundërpërgjigjur futbollistit nga Prishtina, duke i kërkuar të mos i dërgojë njerëz për ta zgjidhur problemin.

    “Më ka shkruar motra e tij, familjarë. Ka mbetur vetëm Vedat Bajrami i Stupcave pa më shkruar”, tha Krelani në “Sports Shoë”.

    “Le të bëhet burrë le të më del përpara e mos të ma dërgojë motrën”, shtoi gazetarja kosovare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!