×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tronditet sërish Elbasani, ekzekutohet me armë zjarri Ardian Çollaku

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 20:03

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme. Raportohet se të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgji, ku për pasojë ka mbetur një vrarë dhe një i plagosur.


    Viktima e këtij atentati është Ardian Çollaku, rreth 50 vjeç, një person me precedentë penalë dhe emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare . Viktima është skeduar nga policia si trafikant i lëndëve narkotike. Nga të dhënat paraprake mësohet gjithashtu se ekzekutorët e kanë pritur dhe sapo e kanë parë kanë shtënë drejt tij.

    Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Elbasanit.

    Sipas informacioneve, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Bradashesh, e cila dyshohet se u përket autorëve të kësaj ngjarjeje.

    Në përditësim…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!