×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Me precedentë të mëparshëm penalë, kush janë dy viktimat që u vranë sot në Elbasan

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 20:50

    Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri janë vrarë sot në Elbasan me armë zjarri nga dy persona që më pas u larguan nga vendngjarja.


    Mësohet nga Policia se viktimat kanë qënë me precedentë të mëparshëm penalë.

    Kush janë Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri?

    Ardian Çollaku, i njohur si Ardian Subashinë 2015 është arrestuar nga Policia në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet e Kodit Penal Italian.

    Ndërsa Lulzim Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!