×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Në kërkim të imamit anti-shqiptar, Shqipëria i kërkon ndihmë Gjermanisë: Ka ngjallur urrejtje ndaj shqiptarëve

    Reporteri
    04 Tetor 2021 | 20:53

    Ky person që sipas Antiterrorit shqiptar prezantohet si Abu Rumaisa, dyshohet se mund të jetë nje ekstremist fetar, i cili jo vetëm ka folur përmes rrjeteve sociale kundër simboleve të një vendi, por gjithashtu ka nxitur urrejtje dhe grindje kundër shqiptarëve.


    Antiterrori përmes nje oficeri të kontaktit i kërkon Gjermanisë të identifikojë personin që sipas tyre poshtëron simbolet e vendit tonë.

    Nga të dhënat ai nuk ka hyrë asnjëherë në Shqipëri.

    Imami nën hetim , sipas burimeve të Antiterrorit jo vetëm lëshon thirrje kundër flamurit shqiptar , por njëherazi e konsideron heroin kombëtar Skënderbeun si simbol kundër myslimanëve. Ky shtetas është verifikuar nga dy njësi, Antiterrori dhe krimet kibernetike dhe mbas rezultateve , për shkak të deklaratave ekstremiste është angazhuar për identifikimin e tij edhe pala gjermane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!