×
  • Show Time
  • Show Time

    Vera Grabocka hedh në gjyq Për’puthen, ndjek ligjërisht konkurrentin e emisionit

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 9:43

    Bruno Shemsho është një ndër djemtë më të spikatur gjatë ketij edicioni të tretë në Përputhen për të rinj.

    Ai është 26 vjeç, lindur dhe rritur në Delvinë, por aktualisht jeton në Tiranë.

    Prej vitesh merret me modeling dhe deri më tani është shfaqur si një djalë mjaft i matur në emision, ku ka bërë edhe disa takime.

    Megjithatë, mediat shqiptare zbulojnë se Bruno përpara se të futej në Përputhen dëshironte të merrte pjesë në një tjetër spektakël televiziv të ngjashëm me atë të Përputhen. Mësohet se ai ka firmosur një kontratë për të qenë pjesmarrës në emisionin “Love Story”, të prezantuar nga Alketa Vejsiu.

    Burime për ‘Kryefjala’ bëjnë me dije se pasi të gjitha marrëveshjet ishin ezauruar dhe ishte rënë dakord që Bruno të bëhej pjesë e këtij produksioni në RTV Klan, nën autorësinë e Vera Grabockës, papritur ai “dezerton” per t’iu bashkuar Përputhen 3 duke “tradhtuar” në këtë mënyrë kontratën me Vera Grabockën.

    Fakti që një firmë është hedhur mbi një fletëmarreveshje të tille bën që Vera Grabockës t’i lindë e drejta për të hedhur në gjyq konkurrentin e Përputhen dhe për t’i shkuar deri në fund kesaj çështje, pasi mosrespektimi i një kontratë te tillë, sidomos të firmosur nga vetë personi, rëndon në penalitete ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!