×
  • Show Time
  • Show Time

    Shikuesit nisin t’i ofendojnë banorët e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani merr një vendim të papritur

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 21:25

    “Big brother Albania” sapo ka nisur rrugëtimin e një edicioni të veçantë, me personazhe VIP, dhe do të jetë 24 orë në ekran deri në janar.

    Mbrëmjen e djeshme në premierën e madhe u zbuluan 14 personazhet e parë, që ishin: Ilir Shaqiri, Sheila Haxhiraj, Donald Veshaj, Rudina Demneri, e njohur si Paloma. Gjithashtu Elhaid Cufi, Beniada Nishani, Sabiani, Semi Jaupaj, Granit Cana, Kledi Hysa, Arjona Demiri, Fifi, Ardit Cuni dhe Monika Lubonja janë emrat e parë në këtë “Big Brother”.

    Me karaktere dhe profesione të ndryshme, personazhet premtojnë spektakël dhe të papritura, ndonëse ka patur kritika apo “rezerva” për ta në rrjet, që në nisje.

    Ndaj, kjo e ka bërë moderatoren Arbana Osmani, të marrë një vendim të rëndësishëm, menjëherë pas puntatës së parë. “Nga nesër e deri në ditën e fundit të këtij ‘Big Brother VIP’, nuk do lejoj as edhe një koment fyes a ofendues karshi pjesëmarrësve të këtij formati në llogarinë time”, shkruan moderatorja në Instastory, duke shtuar se kushdo që do të komentojë duke fyer dhe duke mos treguar respekt, do të bllokohet, pasi sipas Arbanës ky është minimumi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!