×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një politikan shqiptar në “Pandora Papers”, gazetari Likmeti: Nuk e dimë në çfarë aktiviteti është përfshirë

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 21:37

    SPAK është vënë sot në lëvizje për skandalin e “Pandora Papers”, ku janë të përfshirë politikanë, biznesmenë dhe kompani nga e gjithë bota.

    Nga dokumentet, rezulton se është i përfshirë dhe një politikan shqiptar, për të cilin ka folur në emisionin “Open” gazetari Besar Likmeti.

    Sipas tij është i përfshirë në një aktivitet por ende nuk e di nëse është i ligjshëm apo jo.

    Likmeti: Mund të them që është një person i lidhur me një politikan ose një politikan. Lidhjet tregojnë jo gjithmonë se ka aktivitet të jashtëligjshëm. Nuk e dimë ose kërkojmë më shumë informacion. Nuk mund të arrijmë në përfundimin se është i paligjshëm apo jo.

    Abilekaj: Na ndihmon deklarimi i pasurisë.

    Likmeti: Nëse do ishte aq e thjeshtë, do e kishim publikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!