×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Virologu shqiptar nga SHBA: Nuk do e rekomandoja vaksinën për moshën nën 18 vjeç

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 7:12

    Virologu Arban Domi, i cili punon në SHBA shprehet se vaksina kundër COVID-19, nuk duhet të rekomandohet për moshat nën 18 vjeç.


    Domi shpjegoi në emisionin “Opinion”, se organizmi i nën moshën 18 vjeç është më i mbrojtur, teksa tha se transmetushmëria e COVID është më e ulët dhe se shtrimet në spitale janë të rralla.

    “Unë nuk do e rekomandoja për moshat nën 18-vjeç. Në këtë moshë ka disa mekanizma të tjerë që nuk ekzistojnë në moshat e rritura për mbrojtjen nga agjentët e huaj. Kanë një mburojë ekstra. Transmetueshmëria në këto mosha është më e ulët. Elementi i tretë, hospitalizimet në spital në këtë moshë janë të rralla”,-tha Domi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!