×
  • Sport
  • Sport

    Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, Celina drejt rikuperimit, Kastrati nuk ia del

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 16:47

    Seanca e 4-t me radhë e Përfaqesueses së Kosovës u mbajt nën reshjet e shiut në Qëndrën e Edukimit sportiv në Hajvali.


    Pavarësisht motit të vështirë, Bernard Challandes dhe stafi i tij vazhduan planin e zakonshëm stërvitor.

    Risi në këtë stërvitje ishte Bersant Celina i cili u përfshni me pjesën tjetër të grupit.

    Ai të mërkurën u stërvit i diferencuar për shkak të një problemi të vogël fizik mirëpo duket se ka kaluar dhe pritet të jetë i gatshëm ndaj Suedisë.

    Edhe në këtë seancë stërvitore u vërejt mungesa e Lirim Kastratit, i cili vazhdon të qëndroj në hotel me një program të speficikuar dhe gjasat që ai të jetë i gatshëm për Suedinë sa vijnë e bëhën më të vogla. Pjesa tjetër e futbollistëve ishin në rregull dhe nuk ka ndonjë problem.

    Duke qenë seanca e 4-t stërvitore tashmë Challandes dhe stafi i tij janë futur në atë periudhën e skemave taktiko-teknike, duke i dhënë një fokus të vecantë forcës fizike të futbollistëve.

    “Dardanët” të premten do të nisen drejt Suedisë ku edhe do të zhvillojnë stërvitjen e fundit, aty edhe ku do të përcaktohet përfundimisht formacioni që pritet të zbresë në fushë të shtunën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!