Dita e sotme është e veçantë për futbollistin shqiptar Granit Xhakën dhe familjen e tij.
Vajza e tij Ayana feston ditëlindjen dhe mbush dy vjet.
Mesfushori i Arsenalit ka ndarë një fotografi me vajzën e tij në rrjetet sociale.
Xhaka i ka bërë edhe një dedikim emocionues, duke i treguar se do të jetë krah saj përgjithmonë.
“Urime ditëlindjen engjëlli im i bukur.
Nuk mund të besoj se je bërë dy vjeçe tani. Jam shumë i bekuar që kam vajzën më të mirë së bashku me motrën tënde që një baba mund të kërkojë. Do të jem përkrah teje përgjithmonë, të dua”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.