×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Del nga rruga dhe bie në një përrua, në gjendje të rëndë drejtuesi dhe një pasagjer

    Reporteri
    07 Tetor 2021 | 17:12

    Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një përrua 20 metra nga rruga, kur ka dalë në afërsi të fshatit Vërçun të Pogradecit.

    Policia njofton se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët; shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Nga të dhënat paraprake, mësohet se drejtuesi i mjetit dhe një prej pasagjerëve janë në gjendje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!