Në ditëlindjen e saj, mbrëmë, Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj u argëtuan së bashku në pishinën brenda shtëpisë së Big Brother Albania.
Raporti i këngëtares me ish të dashurin e Bora Zemanit, Donaldin po komentohet shumë në rrjete sociale, duke qenë se dyshja janë të pandashëm brenda shtëpisë, shkruan Reporteri.net.
Madje, që nga momentet në pishinë mbrëmë, ndjekësit kanë shpërthyer me komentet në rrjete sociale.
View this post on Instagram
“Këta të dy nuk ndahen 5 min, besoj do të dalin çift nga BB”, “Po çfarë shoqe paske pas moj Bora”, “Si e prish veten njeriu për disa klikime, 15 vite shoqe me Bora Zemanin”, Nuk ka mbet me i besu shoqeve”, janë vetëm disa nga komentet që janë bërë në videon e publikuar në faqen zyrtare të BBVIP./Reporteri.net/
