Beniada Nishani, e njohur ndryshe si mbesa e ish-presidentit, Bujar Nishani, së fundmi është bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.

Modelja shqiptare e cila ka vite që jeton në Londër, menjëherë ka tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj, shkruan Reporteri.net.

Nishani së fundmi i është rrëfyer aktores Monika Lubonja për jetën e saj private.

Reklamë

Modelja ka treguar se për disa vite ka qenë në lidhje dashurie me një futbollist nga ekipi i Milanit, por që nuk ka bërë të ditur identitetin e tij.

“Kam qenë në një lidhje dashurie shumë të gjatë, nga mosha 16 deri në 23 vjeç. Njoha këtë çunin, ishte 16-vjeç, ishte futbollist ka lujtuar te Milani. Na shtyu mami, fajin e ka ajo”, ka zbuluar Beniada në një bisedë me aktoren Monika Lubonja./Reporteri.net/