Gjatë ditës gazetari Milaim Zeka dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha janë takuar në ambientet e Top Channel.
Ka qenë vetë Antonela ajo e cila ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram, derisa shfaqet me Milaim Zekën, e që ‘ngacmimet’ nga ky i fundit nuk kanë munguar, shkruan Reporteri.net.
“Taksirati i divorcimit nga gruaja ime me kismet”, derisa thotë se Antonela është ndër të preferuarat e bashkëshortes së tij.
Milaimi shton gjithashtu se i ka thënë bashkëshortes se tij, Edlirës, se për të vetmin njeri që do e kishte lënë do ishte Antonela, teksa të dy qeshin së bashku me këtë gjë në videon e publikuar.
Ndryshe, Milaim Zeka ka vite që është i martuar me gazetaren e njohur, Edlira Qefalia./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.