Një zjarr i madh ka rënë mesditën e djeshme në një banesë në zonën e ish/merkatos në lagjen “13 Shtatori” në Berat.
Mësohet se shtëpia e Astrit Pashës u përfshi nga flakët, pas shpërthimit të një bombole të vogël gazi. Çifti kishte vendosur gjellën në zjarr por ishin harruar pas televizorit duke parë telenovela.
Pas djegies së tenxheres ka shpërthyer edhe bombola e gazit, që fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plotësisht. Pas konstatimit të rënies së zjarrit, kryefamiljari ka dalë jashtë banesës me gruan dhe ka njoftuar zjarrfikësen. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë zjarrfikësish, të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit.
Pavarësisht shuarjes së zjarrit në një kohë të shkurtër pjesa më e madhe e banesës është shkrumbuar por fatmirësisht çifti Pasha nuk mori asnjë lëndim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.