×
  • Sport
  • Sport

    Dardanët udhëtojnë drejt Suedisë

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 10:37

    Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë rrugë drejt kryeqytetit suedez Stockholmit.


    Dardanët do të përballen me Suedinë në Solna të shtunën me fillim nga ora 18:00.

    E gjithë ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës kanë udhëtuar drejt Suedisë.

    Faqja zyrtare e FFK-së ka publikuar fotot nga udhëtimi i Dardanëve drejt Suedisë ku atmoafera në ekip dukej mjaftë e mirë.

    Së bashku me pjesën tjetër të ekipit ka udhëtuar edhe sulmuesi Lirim Kastrati, i cili është në dyshim për ndeshje shkaku i një lëndimi.

    Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në muajin tetor, ku fillimisht luan të shtunën në udhëtim te Suedia, derisa të martën pret Gjeorgjinë në stadiumin Fadil Vokrri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!