×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i organizatës studentore ‘Demokracia e Re’ kërcënohet nga serbët për shkak të idesë së muzeut të luftës

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 16:11

    Kryetari i organizatës studentore ‘Demokracia e Re’, Mexhid Ramusa, ka marrë shumë kërcënime në rrjetin social Facebook, për shkak se kjo organizatë studentore ka kërkuar që Kisha Ortodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës të shndërrohet në muze të luftës.


    Të gjitha këto kërcënime, erdhën pasi që medium serb ‘Kurir’ shkroi një artikull duke shkruar se Mexhid Ramusa është i nxitur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

    “Dy udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, përmes një organizate studentore në Universitetin e Prishtinës, imponojnë idenë e prishjes së tempullit ‘Shpëtimtari i Krishtit’ në Prishtinë” shkruan Kurir. Madje ky medium e cilëson propozimin të “turpshëm”.

    përmes një organizate studentore në Universitetin e Prishtinës, imponojnë idenë e prishjes së tempullit ‘Shpëtimtari i Krishtit’ në Prishtinë” shkruan Kurir. Madje ky medium e cilëson propozimin të “turpshëm”.

    Mexhid Ramusa, i kontaktuar nga Gazeta Express, e ka konfirmuar rastin, duke shtuar se ai ka marrë disa kërcënime nga disa serbë, të cilët edhe e kanë ofenduar

    “Pas kërkesës së fundit që objekti i vendosur me dhunë në kampusin e universitetit të Prishtinës, që të funksionoj si muze e krimeve te luftës së fundit që i ka kryer Serbia mbi popullatën civile në Kosovë, kam marrë kërcënime të vazhdueshme ne rrjetet sociale nga disa serbë” tha Ramusa.

    Ramusa gjithashtu shtoi se është i “shqetësuar për sigurinë e tij” dhe se kjo sipas tij ka ndodhur për shkak se serbët “kanë spekuluar shumë në mediat e tyre”.

    Ai gjithashtu shtoi se e njëjta media, pra Kurir, edhe më parë kishte shkruar për aktivitetin e tij, ku në mënyrë simbolike kishte mbajtur ekspozitë para kishës në kampusin universitar.

    Gjithsesi Ramusa tha se ideja për krijimin e “Muzeut të Gjenocidit” nuk është ndalur pa marrë parasysh kërcënimeve.

    “Ne jemi duke vazhduar takimet me shumicën e deputetëve që kanë shprehur vullnetin të na përkrahin. Zyrtarisht do ta kërkojmë edhe nga parlamenti i Kosovës” tha ai.

    Gjithashtu i vetmi deputet që deri tani e ka përkrahur publikisht këtë iniciativë, ka qenë deputeti Milaim Zeka, ndërsa Ramusa tha se takimet po vazhdojnë të mbahen edhe me deputetë të tjerë.

    Ramusa gjithashtu shtoi se ‘Demokracia e Re’ do ta fillojë edhe një peticion. Por për shkak të mungesës së fondeve, pritet që peticioni të krijohet online.

    “Ne do ta mbajmë një peticion online për ta dërguar çështjen në parlamentin e Kosovës, në mënyrë që të merret parasysh kërkesa jonë” shtoi ai.

    Ndërsa, ideja për krijimin e një ‘Muzeu të Gjenocidit’ në Prishtinë, është përkrahur edhe nga kryetari i kuvendit, Kadri Veseli por ai kishte propozuar që ky muze të krijohej në ish-fabrikën e tjegullave në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!