×
  • Sport
  • Sport

    Nesër përballen gjigantët e boksit Fury – Wilder, me kë është Khabib?

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 13:57

    Khabib Nurmagomedov i ka uruar fat Tyson Fury para meçit me Deontay Wilder këtë fundjavë.


    Fury do të mbrojë titullin e tij botëror në peshën e rëndë për herë të parë në rimeçin me Wilder në T-Mobile Arena në Las Vegas.

    Khabib javën e kaluar ishte në Manchester, për ta shikuar ndeshjen e “Djajve të Kuq”.

    Në fotografitë e postuara të Nurmagomedov me Ronaldon në rrjetet sociale, Fury i komentoi Khabibit duke i thënë: “Dyshe Legjendare”.

    Nurmagomedov ia ktheu duke i thënë “Fat të mirë këtë fundjavë”.

    Edhe më herët, Khabib Nurmagomedov ka shprehur simpatinë e tij për boksierin britanik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!