Jan Oblak ka parë që mundësia për të fituar tituj me Atletico Madridin është zbehur me largimin e superyjeve të ekipit.
Diego Godin, Antoine Griezmann, Lucas Hernandez, Juanfran janë vetëm disa nga yjet që janë larguar nga klubi, shkruan Reporteri.net
Tani, është Jan Oblak superylli i radhës që kërkon të largohet nga klubi.
Manchester United raportohet të jetë dëshira e portierit slloven, ndërsa ‘Djajtë e Kuq’ janë vënë tani në dijeni për lëvizjen e Oblak.
David de Gea tashmë ka një kohë të gjatë që nuk po ndihet rehat në ‘Old Trafford’ dhe mund të jetë pikërisht spanjolli që i liron vendin sllovenit.
Parisi po kërkon me ngulm një portier të kalibrit të De Geas dhe duke parë që Buffonit nuk iu vazhdua kontrata, gjasat për një transferim të mundshëm janë reale.
Oblak ka 120 milionë euro klauzolën e lirimit nga klubi spanjoll./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.