Kontingjenti kosovar ka zbarkuar dje në Suedi, “Dardanët” do të mundohen t’i befasojnë vendësit në ndeshjen e sotme kualifikuese për Botërorin 2022.
Ekipi kombëtar i Kosovës është i gatshëm për sfidën e së shtunës me Suedinë.
“Dardanët” kanë ushtruar gjatë tërë javës në Prishtinë dhe në Hajvali, derisa dje udhëtuan per në Stokholmit.
Aty e kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë një ditë para lojës.
Verdhekaltrit janë optimist dhe synojnë t’i befasojnë suedezët.
Trajneri Bernard Challandes e ka pranuar se ekipin e tij e pret një ndeshje e vështirë.
Por, ai ka kërkuar nga lojtarët që ta përsërisin paraqitjen që e bënë me Spanjën muajin e kaluar.
Lojtarët ndërkohë besojnë se do të dalin mirë nga sfida me skandinavët.
Milot Rashica shpreson që ai me shokë të jenë më konkretë para portës, në krahasim me lojën e parë me suedezët.
Ndërkohë, mbrojtësi Fidan Aliti pret përkrahje nga tifozët “Dardanët”, të cilët pritet të jenë prezent në tribuna.
Edhe ai beson në rezultat pozitiv ndaj Ibrahimovicit me shokë.
Ndeshja ndërmjet Suedisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën duke filluara nga ora 18:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.