×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria baner të madh në objektin e saj në shenjë falënderimi për NATO-n në 20-vjetorin e çlirimit

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 17:30

    20 vjetori i ndërhyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë do të shënohet me aktivitete të shumta.


    Përgatitjet veçse kanë filluar. Edhe qeveria ka vendosur një baner të madh në objektin e saj në shenjë falënderimi.

    Falënderimi i dedikohet NATO-s dhe Amerikës për ndërhyrjen 20 vite në Kosovë.

    “Thank you” është mbishkrimi që mban një baner i gjatë. Ajo përveç në anglisht është shkruar edhe në disa gjuhë të tjera, shkruan Reporteri.net.

    Reporteri.net ka qenë media e parë që ka raportuar se ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton do ta vizitojë Kosovën.

    Këtë e konfirmoi edhe presidentja Atifete Jahjga sot në një konferencë për media.

    Ajo tha se Clinton dhe ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20-vjetorit të lirisë.

    Të dy do të mbajnë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e kësaj dite.“Shënimi i 20 vjetorit është iniciativë e 4 presidentëve të Kosovës, Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe e imja. Iniciativa është përkrahur nga Qeveria që me 26 mars ka krijuar këshillin organizativ të Shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë”, tha Jahjaga. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!