Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Suedisë dhe Kosovë, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Challandes sonte me gjasë do të vendos 11-shen më të mirë që ka në dispozicion ndaj një Suedie të rrezikshme, shkruan Reporteri. net
Për ta njohur më shumë ecurinë e Kombëtares dhe se a do të dalin ‘Dardanët’ me rezultat pozitiv, Gazeta Online “Reporteri.net” ka biseduar me ish-kapitenin tani të pensionuar nga Kombëtarja, Anel Rashkajn.
Ai fillimisht tha se Kombëtarja e Kosovës ka gjasa të mëdha që nga kjo ndeshje të dal me rezultat pozitiv.
“Mendoj se Kombëtarja ka gjasa të mëdha të dal me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Ekipi që ka qenë këto 3 ndeshjet e fundit është i njëjti gati kështu që nuk ka shqetësim në atë aspekt”, tha Rashkaj.
Por, ish-kapiteni shpreson që të ketë shumë tifozë ‘Dardanë’ në Stkoholm pë ta përkrahur Komëtaren tonë.
“Shpresoj që tifozët tanë të vijnë në numër sa më të madh, sepse do të jetë atmosferë fantastike për të dyja skuadrat”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Rashkaj ka udhëtuar dje drejtë Stokholmit me vajzën e tij për ta parë nga afër Kombëtaren e Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.