×
  • Sport
  • Sport

    Gjyqtari 24-vjeçar shqiptar vdes nga një sëmundje e rëndë

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 18:36

    Basketbolli në vend është në zi ditën e sotme! Ka humbur vdekur si pasojë e një sëmundje të rëndë arbitri 24-vjeçar, Daniel Aliaj. I riu ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi nuk mundi të fitonte betejën.

    Aliaj vuante nga kanceri në këmbë, sëmundje që fatkeqësisht nuk mundi ta mposhte.

    Lajmi u bë me dije nga Federata Shqiptare e Basketbollit, nëpërmjet një postimi në Facebook,

    “Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare. Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar. Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë! Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel! Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!”, shkruhet në postimin e Federatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!