×
  • Sport
  • Sport

    I nervozuar, Challandes: Për mua ishte shaka situata e penalltisë

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 20:32

    Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, e ka komentuar rastin e penalltisë që i’u dhurua Suedisë në pjesën e parë.


    Pas ndeshjes, Challandes tha se penalltia e referuar nga gjyqtari ishte shaka, shkruan Reporteri.net

    “Nuk është ndjeshje e njejtë sikurse në Prishtinë. Mendo që kemi luajtur me një kundërshtar shumë të fortë. Për mua është një shaka situata e penalltisë. Që nga koka tek dora nuk është penallti, shpjegoma si mund të jetë kjo? Madje mund të jetë edhe faul në Haderxhonaj”, tha ai.

    Por, ai pranon se Suedia është skuadër e fortë dhe se e meritoi këtë fitore.

    “Gjithsesi, Suedia e ka merituar këtë fitore. Pas pjesës së parë, kishim mundësi të barazonim. Suedia pati tre lojtarë shumë të fortë në sulm. Po të shënonim në fillimin e pjesës së dytë, do të ishte një tjetër lojë”, shtoi tutje Challandes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!