Mbaruan 45 minutat e para dhe Shqipëria po barazon 0-0 me Hungarinë.
Fillimi i pjesës së parë karakterizohet nga një lojë të barabartë ku protagonistë, më shumë se rastet e shënimit, janë gabimet në pasime.
Raste të pastra për të shënuar nuk krijohen nga të dy palët, ndërkohë që lajmi i keq për Shqipërinë vjen në minutën 25, pas një përplasje të portierit Etrit Berisha me Ismaijlin dhe Gjimshitin, i cili dëmtohet në shpatull dhe zëvendësohet nga Veseli.
Në fundin e pjesës së parë duhet sinjalizuar një aksion i vetëm me portierin për Uzunin, i cili gabon në mënyrë të pafalshme, por “shpëtohet” nga anësori që thërret pozicionin jashtë loje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.