Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, Shqipëria nesër zhvillon ndeshjen e katërt.
Në “Elbasan Arena”, Kombëtarja shqiptare pret Moldavinë në ndeshjen e vlefshme për grupin H.
Kombëtarja shqiptare do ta ketë nesër edhe mbështetjen e tifo-grupit më të madh kosovar, “Plisat”.
Tifozët prishtinas kanë bërë të ditur se nesër do të bëhet nisja e organizuar drejt Elbasanit.
