×
  • Sport
  • Sport

    Reja: Nuk kemi arritur akoma asgjë, duhet të jemi me këmbë në tokë

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 23:43

    Shqipëria ka arritur një fitore madhështore ndaj Hungarisë.Kuq e Zinjtë kanë arritur fitore minimale në Puskas Arena.


    Golin e vetëm në këtë duel shënoi, Armando Broja.

    Broja realizoi një supergol pas një super solo aksioni në minutën e 80’të të takimit.

    Shqipëria pozicionohet e dyta me këtë fitore shkon në kuotën e 15 pikëve, një më shumë se Polonia që është kundërshtari direkt i Shqipërisë për këtë pozitë.Pas ndeshjes ka folur trajneri, Edi Reja,i cili tha se Shqipëria ende nuk ka arritur asgjë prandaj duhet të jemi me këmbë në tokë

    “Sigurisht kemi vuajtur deri në fund, kur të vijn rastet duhet të shfrytëzohen në maksimum, duhet të jemi të qetë me këmbë në tokë, nuk kemi arritur akoma asgjë, kemi ndeshjen me Poloninë përpara, kemi mentalitetin e duhur, sot kemi bërë aksione të mira, pati momente negative por edhe pozitive, por rastet duhet t’i shfrytëzojmë gjithmonë ashtu si sot”, tha fillimisht ai.

    “Mund të them që në mbrojtje kemi bërë shumë mirë, nuk jam shumë i kënaqur nga loja e sotme, mund të bëjmë më mirë, kishim vështirësi në mesfushë, në pjesën e dytë kishim më shumë zgjedhje kishim mundësi të manovronim, djemtë u treguan të aftë, arritëm të merrnim në shtëpi tre pikë të mëdha”, përfundoi Reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!