Mediumi më i madh gjerman e ka quajtur “kontraverse” fitoren e Dominic Bosel kundër Robin Krasniqit mbrëmë në Magdeburg.
“Dominic Bösel mposhti Robin Krasniqin në mënyrë kontroverse në pikë”, kështu është titulli i mediumit gjerman pas ndeshjes së mbrëmshme.
“Vendimi u përshëndet me fishkëllima nga shumica e tifozëve, pasi Krasniqi ishte boksier më i mirë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e “Der Spiegel”.
Tutje, në artikull shkruhet se Bosel u mundua që të qëndronte para kundërshtarit me mbrojtje të dyfishtë dhe kërkonte hapsirë por që këtë Krasniqi ia ofroi rrallë.
Mediumi gjerman shkruan se Krasniqi ishte më kërkues dhe tentoi më hsumë dhe mbylli mirë sulmet e Bosel.
Po ashtu në tekst shkruhet që Bosel e goditi disa herë prapa koke me grushte që quhen “grushte lepuri” por gjyqtari, Ingo Barrabas nuk i zbriti asnjëherë pikë Boselit përkundër që ia tërhoqi vërejtjen disa herë.
“Der Spigel” shkruan se Robin Krasniqi meriton edhe një ndeshje tjetër me Boselin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.