×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA e mbështet aksionin e Policisë së Kosovës në Veri

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 18:52

    Ambasadori i SHBA-së Jonathan Palmer, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit i ka dhënë mbështetje të plotë aksionit të Policisë së Kosovës në veri kundër krimit dhe korrupsionit.


    Palmer ndërkaq shprehu keqardhje se gjatë këtij aksioni ka pasur bllokada dhe të shtëna, shkruan Reporteri.net.

    Ai ndërkaq, tha se përvjetori i njëzetë i miratimit të Rezolutës 1244 është një shenjë se është koha për të ecur përpara.

    Ndërsa ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në fjalën e saj në Këshillin e Sigurimit, për aksionin në Veri të Kosovës ka deklaruar se qëllimi ka qenë ofrimi i sigurisë dhe mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës nga grupet kriminale.

    Kurse përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, gjatë raportimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka përmendur arrestimin e dy punonjësve të tyre, duke theksuar se gjatë arrestimit nuk është respektuar imuniteti i punonjësve të UNMIK-ut

    Ndërsa, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se ky operacion ishte i organizuar për t’i frikësuar serbët e veriut dhe sipas tij  as anëtarët e Kombeve të Bashkuara nuk janë të sigurt më në Kosovë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!