Tyson Fury nuk ishte lodhur fare nga meçi i mbrëmshëm me Donatay Wilder.
Edhe pse boksoi 11 runde, u rrëzua dy herë, nokautoi dy herë Wilderin, Fury u pa në një diskotekë pas këtij meçi të frikshëm, shkruan Reporteri.net
Ai po kërcente si i ‘çmendur’ pas këtij dueli, ku nuk dukej fare i lodhur.
Mediat në Angli kanë publikuar pamje nga festa e Furyt derisa kundërshtari i tij po trajtohej në spital pas dëmeve që i’u shkaktuan nga nokauti i britanikut.
Kujtojmë se boksieri britanik e kompletoi trilogjinë në mënyrë spektakolare duke mbrojtur titullin e peshave të rënda në boksin profesionist, WBC .
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.